Roli i suplementeve në humbjen ose shtimin e peshës - Gazeta Express
string(51) "roli-i-suplementeve-ne-humbjen-ose-shtimin-e-peshes"

Gazeta Express

02/12/2019 15:48

Roli i suplementeve në humbjen ose shtimin e peshës

Gazeta Express

02/12/2019 15:48

Interesimi i të rinjve e të moshuarve është në rritje çdo ditë e më shumë për t’u marrë me fitnes dhe për të pasur një trup sa më perfekt.

E krahas disiplinës që është e domosdoshme edhe suplementet kanë rëndësinë e vet, ka thënë në emisionin #gjesi në T7, Artor Berisha, ekspert i fitnesit.

Suplementet apo siç njihen ndryshe “Shtesë ushqimore”, kanë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e trupit si në humbjen ashtu edhe në shtimin e peshës, pos që ndikojnë në mirëmbajtjen e muskujve.

“Për me ndërtu muskuj apo me humb peshë, duhet trupi me pas  gjendjen optimale të konsumit të nutrientave. Për me mbërri ata, suplimentet ndihmojnë shumë, sidomos për plotësimin e mangësive në shujtat ditore. Në kuadër të suplementeve hyjnë edhe vitaminat apo mineralet e ndryshme që janë mikronutrienta dhe të cilët janë shumë esenciale për funksionimin e trupit. Nëse nutrientat mungojnë, trupi nuk mundet me funksionu qysh duhet. Mungesa e tyre shkakton lodhjen e trupit dhe nuk jemi efikas edhe në proceset tjera. Mirëpo ne nëse e mbajmë balancimin e nutrientave me përdorimin e suplimenteve, më pas jemi shumë aktiv edhe shumë më lehtë mundemi me ia ofru trupit kushtet optimale për me arrit deri te një rezultat i caktum”, është shprehur Artori.

Suplementi që ndihmon në humbjen e peshës ose në zbërthimin e qelizave të dhjamit më shpejt është “l’carnitine”, për energji mund të përdoret “Pre workout” i cili përmban stimulues për ngritjen e energjisë, ndërsa “bcaa” janë aminoacide të cilat përdoren sidomos pas ushtrimeve për mirëmbajtjen e trupit.

Artori me këtë rast tha se ka paragjykime të ndryshme për suplementet për shkak të mungesës së informacionit.

“Ka njëfarë përzierje të suplementeve me dopingun e steroidet e gjana tjera që janë të dëmshme për trupin e njeriut. Ky ka qenë keqkuptimi sepse njerëzit e bëjnë përzierjen mes këtyre dyjave dhe deri vonë nuk kanë ditë me ba dallimin mes tyre. Suplementet janë 100% natyrale dhe nuk kanë efekte anësore nëse përdoren qysh përshkruhet dhe qysh sugjerohen në paketimet e tyre”, përfundoi ai.