Roja i burgut që u bë më vonë Prokuror në Speciale, Haradinaj: Me e pasë ditë, ai ishte rreh aty sikur kali - Gazeta Express
string(104) "roja-i-burgut-qe-u-be-me-vone-prokuror-ne-speciale-haradinaj-me-e-pase-dite-ai-ishte-rreh-aty-sikur-kali"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 17:50

Roja i burgut që u bë më vonë Prokuror në Speciale, Haradinaj: Me e pasë ditë, ai ishte rreh aty sikur kali

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 17:50

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një intervistë në FRONTAL të T7, ka folur për provokimet në qendrën e paraburgimit në Hagë nga rojet e burgut. Haradinaj ka thënë se ka pasur tendenca provokimi, por jo nga të gjithë.

Ai ka treguar një rast me Rexhep Selimin, kur roja qëllimshëm ka dashur t’ia ndërprente pikturimin, edhe pse drejtori i burgut i kishte dhënë leje.

“Ka pasë tendenca disa kanë provoku me shku na në konflikt fizik. Por na nuk i kem ik asaj. Sa jam kanë unë, s’ka derivu atje sa me pasë goditje. Roja e ka provoku Rexhep selimin tu ia ndërpre pikturimin, pasi drejtori i kishte dhënë leje. Dikur Rexha lëshoi pe, që mos me ardhë deri te konflikti”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për një roje burgu të Speciales, që ka dalë pastaj Prokuror në Gjykatë kundër Thaçit dhe të tjerëve. Haradinaj ka thënë se nëse do ta kishin ditur, me të njëjtin do të ishin konfrontuar fizikisht në rast të provokimeve.

“Kanë provoku. Jo të gjithë. Na me e pasë ditë që del prokuror, ai ishte rreh aty sikur kali”, ka thënë Haradinaj në FRONTAL./Express/