Tash e disa ditë Qendra për Art Bashkëkohor dhe Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë po organizojnë serinë me ligjërata të shkrimtarëve të ndryshëm të titulluar “Roja e Natës”
Më 3 maj ligjërimi do të jetë për punën e shkrimtarës amerikane Gertrude Stein, e cila kishte shkruar për historinë, koleksionet dhe ekspozitat e artit modern evropian të mbledhur nga amerikanët. Ky ligjërim mban titullin “Krijimi i amerikanëve” dhe pritet të fillojë me koleksionin e Gertrude dhe Leo Stein të artit të hershëm modern – i pari që ekspozoi veprat e Cezanne, Matisse dhe Picasso së bashku në një dhomë në vitin 1905.
Të gjeturat e artistit Stein për vite me radhë ndikuan që arti modern amerikan të shihet me një finesë të veçantë për gjatë gjysmës së parë të shekullit njëzetë. Deri në vitin 1930 kur Muzeu i Artit Modern artikuloi përfundimisht bazën e të gjeturave që i takonin lëvizjeve avangarde (evropiane).
Roja e Natës në Muzeun e Artit Amerikan në Prishtinë është një seri ngjarjesh të dizajnuara si pjesë e Programit Rilindja Rilindja nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë kur Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë hapet pas orëve të zakonshme të vizitës. Këto ngjarje synojnë një qasje edhe më të drejtpërdrejtë dhe të veçantë në veprat dhe tregimet e ekspozitës së përhershme dhe koleksionit të Muzeut të Artit Amerikan në Prishtinë përmes diskutimeve, shfaqjeve, punëtorive dhe leximeve brenda hapësirës muzeale.
Çdo ngjarje e këtyre serive organizohet me qellim të ushtrimeve kërkimore qoftë për një vepër ose grumbull veprash nga Koleksioni i Artit Amerikan në Prishtinë.
Ditë me parë, pjesë e këtij organizim ishte puna e Alfred Barr, me temën “Zhbërja e artit”.
Eventi do të mbahet më 3 maj nga ora 21:00.
/Gazeta Express