"Roja e Kohës" me paralajmërime për deputetët e Kuvendit: Do marrim masa të ashpra, do të hedhim shportat e mbeturinave - Gazeta Express
string(115) "roja-e-kohes-me-paralajmerime-per-deputetet-e-kuvendit-do-marrim-masa-te-ashpra-do-te-hedhim-shportat-e-mbeturinave"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 10:32

“Roja e Kohës” me paralajmërime për deputetët e Kuvendit: Do marrim masa të ashpra, do të hedhim shportat e mbeturinave

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 10:32

Shoqata “Roja e Kohës” ka organizuar një protestë simbolike para Kuvendit, në kohën kur deputetët janë mbledhur brenda duke tentuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Një protestues i kësaj shoqate para Kuvendit paralajmëroi se do të marrin masa më të ashpëra ndaj deputetëve madje edhe me hedhjen e shportave të mbeturinave para Kuvendit kjo sipas tij deputetët kanë shkelur besimin e qytetarëve.

“Ne nuk do te ndalimi, shoqata Roja e Kohës  ka tradita, ne po bëjmë apelin e fundit sepse do të marrim masa më të ashpra, nëse nuk veprojnë – do të hudhen shportat e mbeturinave për arsye se e kanë shkel vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Ne përcjellim mesazhin e dëshmoreve të Kombit, mesazhin e Anto Çetës”, tha njëri nga protestuesit e shoqatës Roja e Kohës.