Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka vizituar ushtarët gjermanë në Kampin Bondsteel ku edhe mori informata të detajuara për misionin dhe operacionet e teknologjitë që përdorin.
Përveç kësaj, Rohde u bë nostalgjik duke kujtuar kohëra të vjetra të tij në një kompani gjermane gjatë viteve të 80-ta dhe voziti një Ahlmann gjerman.
““Ishte një lloj kthimi në shtëpi”, tha ambasadori Rohde duke kujtuar kohën e tij në Strandmeisterkompanie të Gjermanisë në vitet 1980”, shkroi ambasada në Facebook.
“Disa ditë më parë, ai dhe zëvendësi i tij Christian Böttcher vizituan trupat gjermane të KFOR-it të stacionuara në Kampin Bondsteel, afër Ferizajt, ku iu dha një informacion i detajuar mbi misionet aktuale, aftësitë operacionale dhe pajisjet teknike të përdorura gjatë patrullave dhe vëzhgimeve kufitare përgjatë kufirit Kosovë-Serbi”/
Nga automjetet moderne të blinduara te sistemet e avancuara të mbikëqyrjes, ambasadori Rohde u impresionua nga preciziteti, profesionalizmi dhe përkushtimi që trupat demonstruan në përmbushjen e mandatit të KFOR-it.
“Një moment i veçantë personal: vozitja e një ngarkuesi (buldozheri Ahlmann – tani i modernizuar, por ende i njohur nga shërbimi i tij dekada më parë. Një falënderim i sinqertë për të gjithë ushtarët gjermanë që shërbejnë këtu. Puna juaj është jetike, ekspertiza juaj e jashtëzakonshme dhe angazhimi juaj vlerësohet thellësisht. E kaluara takon të tashmen – ku shërbimi i përbashkët vazhdon të formësojë paqen dhe sigurinë në Kosovë”, përfundoi ambasada./Express/