Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj i është kundërpërgjigjur ambasadori të Gjermansië, Jorn Rohde i cili duke parë kundërshtimin që opozita po i bën Albulena Haxhiut për kryeparlamentare mori një shembull nga futbolli, ku tha se futbollisti që dështon ndërrohet.
Por, Rexhaj ka thënë se loja ende nuk ka filluar.
Ai madje ka kritikuar ambasadorin gjerman, duke thënë se nuk i takon atij të tregoj se cili “lojtar” me cilin ekip është.
“Nuk mendoj që është mirë që një ambasador pra, me përcaktua një lojtar a është në ketë ekip apo në atë ekip. Ambasadori e kryen punën e vet. Nuk tregon se kush duhet me dhënë gol e kush jo. Unë po i thamë ambasadorit Rohde që ende loja nuk ka fillua”,ka thënë ai në “InfoNata” në Tëvë1.
Rexhaj ka thënë se nuk sheh ndonjë presion nga ndërkombëtarët, por se normalisht sipas tij ata kërkojnë formimin të shpejt te institucioneve ashtu siç kërkojnë qytetarët.