Rohde-Qeverisë: Të papranueshme sulmet ndaj gjyqtarëve e ndërhyrja në drejtësi, më e pakta që i duhet tani Kosovës - Gazeta Express
string(112) "rohde-qeverise-te-papranueshme-sulmet-ndaj-gjyqtareve-e-nderhyrja-ne-drejtesi-me-e-pakta-qe-i-duhet-tani-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 15:09

Rohde-Qeverisë: Të papranueshme sulmet ndaj gjyqtarëve e ndërhyrja në drejtësi, më e pakta që i duhet tani Kosovës

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 15:09

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka dhënë mbështetje për qëndrimin e shefit të Zyrës së BE-së, Ario Orav, i cili e ka quajtur të papranueshme ndërhyrjen e Qeverisë në drejtësi, pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Rohde ka thënë se sulmet ndaj gjyqtarëve në mënyrë individuale dhe ndërhyrja në drejtësi është plotësisht e papranueshme.

Diplomati gjerman thotë se kjo është ajo që më së paku ka nevojë një vend që është veçse në një situatë të vështirë politike.

“Mbështetje e plotë për qëndrimin e Ambasadorit të BE-së! Sulme të tilla kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë absolutisht të papranueshme. Është më e pakta që i duhet këtij vendi në këtë situatë politike tashmë të vështirë”, ka shkruar Rohde.

Full support for the EU Ambassador's position! Such attacks against individual judges and political interference into judiciary is absolutely inacceptable. It's the least what this country needs in this already difficult political situation.

[image or embed]

— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) July 16, 2025 at 3:00 PM