string(122) "aludimi-i-rohde-per-ngercin-politik-dhe-albulena-haxhiun-edhe-ne-nje-loje-futbolli-nese-deshton-duhet-te-nderrohet-lojtari"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 12:05

Aludimi i Rohde për ngërçin politik dhe Albulena Haxhiun: Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari 

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 12:05

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar çështjen e dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës për të 16-tën herë me radhë.

Në një event për Ditën e Gjuhës Gjermane, për çka në Prishtinë të premten u mbajt një event në kick box, diplomati gjerman u pyet nga Klan Kosova se çfarë duhet të bëhet në situatën në të cilën gjendet vendi.

Ai mori një shembull interesant, duke e ndërlidhur situatën politike me një lojë futbolli.

“Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari”, u shpreh shkurt Rohde, duke iu referuar dështimit të Albulena Haxhiut për të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Në këtë event morën pjesë një ekip kick-boxi nga Ambasada gjermane, ajo austriake si dhe nga ajo zvicerane.