Rohde: Kosova po përparon më shpejt se vendet tjera të rajonit drejt BE'së, t'i zbatojë marrëveshjet me Serbinë - Gazeta Express
string(107) "rohde-kosova-po-perparon-me-shpejt-se-vendet-tjera-te-rajonit-drejt-bese-ti-zbatoje-marreveshjet-me-serbine"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2023 18:59

Rohde: Kosova po përparon më shpejt se vendet tjera të rajonit drejt BE’së, t’i zbatojë marrëveshjet me Serbinë

Lajme

Gazeta Express

20/11/2023 18:59

Ambasadori gjerman Jörn Rohde është shprehur se Kosova po përparon më shpejt sesa vendet e tjera të rajonit drejt BE-së.

Këtë deklaratë ai e dha në “X” teksa njoftoi se ishte pjesëmarrës i një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së.

Lexo Edhe:

Rohde shton se Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë.

“I lumtur që isha pjesë e një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së sot. Kosova po përparon më shpejt se vendet e tjera të WEB-it, por nevojitet më shumë bashkëpunim mes partive në parlament dhe komuniteteve etnike. Për më tepër, Kosova  duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë”, është shprehur ambasadori.