string(110) "rohde-i-doli-ne-mbrojtje-trendafiloves-behrami-hipokrizi-a-ka-rast-kur-dikush-eshte-mbajt-5-vjet-ne-paraburgim"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 14:47

Rohde i doli në mbrojtje Trendafilovës, Behrami: Hipokrizi, a ka rast në Gjermani kur dikush është mbajt 5 vjet në paraburgim

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 14:47

Deputeti i zgjedhur i PDK’së, Artan Behrami, ka reguar pas deklaratës së ambasadorit Rohde se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit ligjor kosovar dhe informimi i publikut është një shtyllë thelbësore e mandatit të saj.

Behrami ka thënë se “deklarata e Ambasadorit gjerman në mbrojtje të kryetares së Gjykatës Speciale, Trandafilova, është hipokrizi e pastër”.

Ai ka shtuar se kjo deklaratë e Rohdes “do të ishte legjitime” nëse ai do të shprehte shqetësim që Specialja është duke i mbajtur ish krerët e UÇK’së në paraburgim qe 5 vjet.

“Kjo deklaratë do të ishte legjitime vetëm nëse ambasadori gjerman të kishte shprehur, qoftë një herë të vetme më parë, shqetësimet që Gjykata Speciale është duke mbajtur Presidentin Thaçi dhe të tjerët tash e 5 vjet në paraburgim, duke shkelur të Drejtat elementare të Njeriut, që është në kundërshtim me Konventat Evropiane! Le ta gjejë ambasadori gjerman vetëm një rast në Gjermani që ndonjë i akuzuar është mbajtur pothuajse pesë vjet në paraburgim! Kjo deklaratë do të ishte legjitime vetëm nëse ambasadori gjerman më parë të kishte kërkuar që kjo gjykatë, meqë qenka e Kosovës, t’i vendosë simbolet e Kosovës. Një gjykatë që është e varur nga Gjermania dhe Bashkimi Evropian e jo nga Kosova, që gjykatësit janë gjermanë…është tregues i qartë se kjo gjykatë vetëm e Kosovës nuk është!”