Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se rastet e fundit të dhunës me bazë gjinore janë shokuese për të gjithë në Kosovë.
Ai tha se i bashkohen qytetarëve të Kosovës në Ditën Zisë, derisa thotë se zotohen që ta luftojnë këtë dhunë.
“Rastet e fundit të dhunës me bazë gjinore janë shokuese për të gjithë. Ne i bashkohemi popullit të Kosovës sot në Ditën e Zisë dhe shprehim simpatinë tonë për ata që vuajnë për humbjet. Paralelisht me Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ne nënvizojmë zotimin tonë për të punuar drejt një fundi të dhunës me bazë gjinore”.
Edhe misionet tjera diplomatike në Kosovë kanë shprehur solidaritetin e tyre për viktimat e femicidit./Express/