Rohani: Sot është në rrezik ushtari amerikan, nesër mund të jetë ushtari evropian - Gazeta Express
string(79) "rohani-sot-eshte-ne-rrezik-ushtari-amerikan-neser-mund-te-jete-ushtari-evropian"

Rohani: Sot është në rrezik ushtari amerikan, nesër mund të jetë ushtari evropian

Gazeta Express

15/01/2020 13:46

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka paralajmëruar se ushtarët evropianë në Lindjen e Mesme mund të jenë në rrezik pas vendimit të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe për aktivizimin e mekanizmit për mosmarrëveshje lidhur me paktin bërthamor, veprim që mund t’i kthejë në fuqi sanksionet ndërkombëtare kundër republikës islamike.

Deklarata e presidentit iranian të mërkurën është kërcënimi i parë i drejtpërdrejtë që ai e ka bërë ndaj fuqive evropiane në kohën kur janë rritur tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Presidenti amerikan, Donald Trump, e tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore para më shumë se një viti e gjysmë.

Lexo Edhe:

“Sot, ushtari amerikan është në rrezik. Nesër, ushtari evropian mund të jetë në rrezik”, tha Rohani gjatë një fjalimi para kabinetit të tij, të transmetuar në televizion.

Ai nuk foli më shumë për këtë kërcënim, por dihet se ushtarët evropianë janë të angazhuar bashkë me forcat amerikane në Irak dhe Afganistan. Për më tepër, Franca e ka një bazë të forcave detare në Abu Dhabi dhe Britania e ka një bazë në Bahrejn.

Fuqitë evropiane janë përpjekur të gjejnë rrugë për ta mbajtur gjallë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, sipas të cilës Irani lirohet nga sanksionet me kusht të kufizimit të pasurimit të uraniumit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.