Rogerti bëhet pishman, kthehet sërish në shtëpinë e “Big Brother VIP” - Gazeta Express
string(66) "rogerti-behet-pishman-kthehet-serish-ne-shtepine-e-big-brother-vip"

TV/Film

Gazeta Express

03/03/2026 23:17

Rogerti bëhet pishman, kthehet sërish në shtëpinë e “Big Brother VIP”

TV/Film

Gazeta Express

03/03/2026 23:17

Rogerti ka ndërruar mendje pas largimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Ai ka vendosur të rikthehet në shtëpi, pasi u pyet disa herë nga moderatori Ledion Liço.

Rogerti u shpreh se do të ndryshojë teksa kërkoi që të mos përmenden më familjarë nga asnjëra palë.

Banori ka folur me fjalë të ashpra për banoret, teksa sot ai doli nga dera e kuqe, duke ndërprerë rrugëtimin në shtëpi.

Situata është tensionuar pasi Rogerti ka komentuar jetën seksuale të Selinës, duke u shprehur se e njeh atë nga jashtë dhe ka informacione për banoren. Selin nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e Rogertit, ndërsa, përveç saj, në debat janë përfshirë edhe banorë të tjerë në shtëpi.

Pas këtyre deklaratave opinionistja Monika Kryemadhi ka kundërshtuar me tone të ashpra për deklaratat e Rogertit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement