Roger Federer tregon kur do të rikthehet - Gazeta Express
string(40) "roger-federer-tregon-kur-do-te-rikthehet"

Sporte tjera

Gazeta Express

27/09/2021 8:24

Roger Federer tregon kur do të rikthehet

Sporte tjera

Gazeta Express

27/09/2021 8:24

Roger Federer thotë se nuk e ka për ngut rikthimin në fushën e tenisit, por këmbëngul se po ndihet shumë mirë pas operacionit në gju.

Tenisti 40-vjeçar i kreu dy operacione në gju në vitin 2020 dhe pastaj një tjetër pas turneut të Wimbledonit këtë vit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Zvicerani, i cili është fitues i 20 titujve grand slam, foli për riaftësimin nga lëndimi i gjurit gjatë turneut Laver Cup në Boston në fundjavë, ku tifozët e pritën me duartrokitje të mëdha.

“Së pari duhet të ec siç duhet, të vrapoj siç duhet dhe pastaj të ushtroj”, tha Federer.

“Pastaj përfundimisht të rikthehem në fushën e tenisit. Por do të më duhen edhe disa muaj më shumë dhe mandej do të shohim sesi janë gjërat vitin e ardhshëm. Nuk dua të ngutem në këtë kohë”, shtoi ai. /Gazeta Express/