string(26) "rodrygo-ne-vend-te-salahut"

Futboll

Gazeta Express

20/09/2023 15:51

Rodrygo në vend të Salahut

Futboll

Gazeta Express

20/09/2023 15:51

Liverpooli është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Mohamed Salah, i cili me gjasë është duke e kaluar sezonin e fundit në “Anfield Road”.

Mediumi spanjoll “Fichajes” shkruan se “Reds” e kanë veçuar futbollistin e Real Madridit, Rodrygo si pasardhës të sulmuesit egjiptian, përcjell “Gazeta Express”.

Por, “Los Blancos” duket se nuk do të heqin dorë nga ylli i tyre i ri për një shumë më të ulët se 100 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse “Të Kuqtë” do të jenë në gjendje ta paguajnë këtë shifër në verën e vitit të ardhshëm.

Salah, nga ana e tij, mund ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, atje ku ka ofertë nga disa klube. /Gazeta Express/