Rodrygo e humb vendin në Real Madrid, mund të largohet në janar - Gazeta Express
string(62) "rodrygo-e-humb-vendin-ne-real-madrid-mund-te-largohet-ne-janar"

Rodrygo e humb vendin në Real Madrid, mund të largohet në janar

Futboll

Gazeta Express

13/09/2021 13:56

Ylli Brazilian i Real Madridit, Rodrygo Goes ka luajtur shumë pak minuta në këtë fillim sezoni dhe rëndësia e tij në skuadër ka rënë ndjeshëm.

Në klub e dinë se mungesa e minutave nuk i bën mirë brazilianit që shikohet si e ardhmja e sulmit të “Los Blancos”.

Lexo Edhe:

E gjitha do të varet nga e ardhmja e Eden Hazard. Reali po sheh mundësinë e largimit të belgut në merkaton e janarit, e  nëse nuk arrihet, Rodrygo do të huazohet.

Disa ekipe janë të interesuara për 20-vjeçarin dhe një prej tyre është West Ham i udhëhequr nga David Moyes. Hammers humbën Lingard pasi nuk arritën një marrëveshje me Man United për të blerë kartonin e tij dhe deri më tani nuk kanë arritur ta zëvendësojnë.

Braziliani është një nga opsionet që i pëlqen shumë klubit dhe ata tashmë e kanë njoftuar Realin që janë të interesuar për lojtarin.

Sidoqoft, gjithçka do të varet nga Eden Hazard pasi një largim i belgut do ta ulte konkurencën në atë pozicion dhe “galaktikët” do ta ruanin talentin e tyre.