Rodri shpjegon çfarë e bën kapitenin e Italisë, Donnarumma, të veçantë për Man City - Gazeta Express
string(81) "rodri-shpjegon-cfare-e-ben-kapitenin-e-italise-donnarumma-te-vecante-per-man-city"

Futboll

Gazeta Express

21/09/2025 13:59

Rodri shpjegon çfarë e bën kapitenin e Italisë, Donnarumma, të veçantë për Man City

Futboll

Gazeta Express

21/09/2025 13:59

Ylli i Manchester City, Rodri, është i kënaqur që kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma, iu bashkua kampionëve të Premier League, duke vlerësuar ndikimin e tij të menjëhershëm te skuadra.

Donnarumma përfundoi një transferim prej €27 milion në ditën e fundit të merkatos dhe debutoi me një performancë të jashtëzakonshme te City, duke mbajtur portën e pastër në ndeshjet ndaj Manchester United dhe Napoli.

“Është një nga portierët më të mirë, nëse jo më i miri në botë,” tha Rodri për Sport Sports UK.

Rodri: Donnarumma është “gjigant”

“Është i madh dhe mund të kap topin në ajër. Ai të bën të ndihesh i sigurt për gjithçka. Ka bërë një pritje të jashtëzakonshme dje [kundër Napolit]. Ndihem shumë i qetë që ai është aty”.

“Ne erdhëm pas një nga portierët më të mirë të kësaj epoke me Edy [Ederson]. Ishte gjë e madhe për ne, por shpresoj që Donnarumma të bëjë të njëjtën gjë sepse ka talentin për këtë.”

Rroga e Donnarumma-s te Man City

26-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2030, me një opsion për një sezon shtesë. Sipas Football Italia, ai do të përfitojë €15 milion në vitin e parë të kontratës me klubin.

Kapiteni i Italisë, i cili fitoi Euro 2020, ka bërë deri tani 76 paraqitje me Azzurri-t, duke debutuar në moshën 17-vjeçare në vitin 2016. /GazetaExpress/