Rodri e zgjedh pasardhësin e tij për ta fituar Topin e Artë sonte - Gazeta Express
string(65) "rodri-e-zgjedh-pasardhesin-e-tij-per-ta-fituar-topin-e-arte-sonte"

Futboll

Gazeta Express

22/09/2025 13:42

Rodri e zgjedh pasardhësin e tij për ta fituar Topin e Artë sonte

Futboll

Gazeta Express

22/09/2025 13:42

Pedri Rodriguez është fitues aktual i Topit të Artë, ndërsa do të konsiderohet si futbollisti më i mirë në botë vetëm edhe pak orë.

Futbollisti spanjoll e fitoi vjet këtë trofe mes polemikash pasi Vinicius Junior shihej si favorit absolut, shkruan “Gazeta Express”.

E tash, mesfushori i Manchester Cityt është pyetur se kush mendon se do ta fitojë këtë vit këtë çmim prestigjioz individual.

Me gala mbrëmjen që po troket në portë, Rodri ka dashur të bëjë tifo për bashkëlojtarët tek Kombëtarja e Spanjës.

“Lamine, Pedri… kushdo që e fiton prej tyre, do të më pëlqente. Do të ishte historike t’i shohim dy spanjollë duke e fituar këtë çmim për dy vjet radhazi, do të flitej shumë për momentin e artë të futbollit tonë”, deklaroi Rodri. /Gazeta Express