string(75) "rockeeet-music-gati-te-zbuloje-yjet-e-rinj-florent-boshnjaku-zbulon-detajet"

“Rockeeet Music” gati të zbulojë yjet e rinj – Florent Boshnjaku zbulon detajet

Muzike

Gazeta Express

12/02/2025 20:26

Producenti Florent Boshnjaku ka ndarë detaje ekskluzive mbi talent show-n e ri, “Rockeeet Music”, gjatë intervistes në emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa.

Boshnjaku theksoi se kjo iniciativë synon të zbulojë dhe të promovojë artistë të rinj, duke u dhënë atyre mundësinë të ndajnë skenën me emra të njohur të industrisë muzikore.

Ai sqaroi gjithashtu mënyrën e aplikimit, duke inkurajuar të gjithë talentët e rinj të marrin pjesë.

“Do ta ndajnë skenën me emra të mëdhenj,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se projekti do të sjellë bashkëpunime dhe performanca të nivelit të lartë.

“Rockeeet Music” pritet të jetë një mundësi e re për talentët e muzikës, duke u dhënë atyre hapësirën dhe mbështetjen e duhur për të depërtuar në tregun muzikor.

Se çfarë ka thënë më shumë rreth kësaj drejtori artistik i këtij projekti, Florent Boshnjaku e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.

Intervisten e plotë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të T7, në YouTube. /GazetaExpress/.