Roboti Unimate që bëri revolucion në botën teknologjike - Gazeta Express
string(55) "roboti-unimate-qe-beri-revolucion-ne-boten-teknologjike"

Roboti Unimate që bëri revolucion në botën teknologjike

AutoTech

Gazeta Express

22/06/2022 23:55

Në vitin 1961 u lansua diçka që kurrë njerëzimi nuk e kishte hasur më parë. Një robot.

Roboti i parë, njohur ndryshe si “makina me aktivitete njerëzore” u quajt Unimate, i prodhuar nga inxhinieri amerikan George Devol.

Lexo Edhe:

Roboti për herë të parë u përdor në një fabrikë për të lëvizur copa të nxehta metali. Ai ishte autonom, i programuar paraprakisht, që në mënyrë sistematike kryente të njëjtën detyrë të rrezikshme. Natyrisht se nuk e kishte pamjen e një roboti të sotëm. Unimate ishte një makinë, me një levë metalike që kryente lëvizje precize majtas-djathtas.

Zbulimet teknologjike nuk u ndalën këtu. Në fakt, ato sapo kishin nisur. Në vitin 1966, roboti Shakey, u zbulua në Stanford të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I jepeshin udhëzime si “lëvize kubin në tavolinë”, dhe pos urdhrit, ai kryente edhe lëvizje të tjera “vullnetare”.

Shakey kishte edhe sy të modifikuar që e perceptonte objektin përpara tij. Në ditët e sotme, bota robotike ka avancuar shumë. Megjithatë, historia e robotëve në esencë nuk nisi me Devolin më 1961.

Hebrenjtë e lashtë e krijonin një objekt nga dheu, në formë të njeriut dhe e emëronin “golem”. Ky, sipas hebrenjve, do t’iu dilte në ndihmë për t’i kryer punët dhe për t’iu ndihmuar të varfërve.

Termi “robot”, për herë të parë u përdor në vitin 1921, nga dramaturgu çek Karel Capek. Në dramën tij “RUR”, ai shfaqi një fabrikë që ndërtonte njerëz artificialë.

Klikoni KËTU për videon