Roboti kryen operacionin e parë laparoskopik të zorrëve në SHBA, më mirë se një kirurg - Gazeta Express
string(85) "roboti-kryen-operacionin-e-pare-laparoskopik-te-zorreve-ne-shba-me-mire-se-nje-kirurg"

Shneta

Gazeta Express

27/01/2022 14:20

Roboti kryen operacionin e parë laparoskopik të zorrëve në SHBA, më mirë se një kirurg

Shneta

Gazeta Express

27/01/2022 14:20

Për herë të parë një robot kreu me sukses një operacion në indin e butë të zorrës së derrit pa asnjë ndihmë apo ndërhyrje njerëzore, duke arritur kështu një moment historik në rrugën drejt një operacioni plotësisht të automatizuar në të ardhmen.

Studiuesit, të udhëhequr nga Asistent Profesor Alex Krieger i Departamentit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin John Hopkins në Baltimore, të cilët publikuan gjetjet e tyre në revistën Science Robotics, përdorën Sistemin e ri Autonom të Indeve Smart.

Lexo Edhe:

“Gjetjet tona tregojnë se ne mund të automatizojmë një nga detyrat më të ndjeshme dhe delikate në kirurgji: Rilidhjen e dy skajeve të një zorrë. “STAR kreu procedurën në katër kafshë dhe dha rezultate dukshëm më të mira se njerëzit që bënin të njëjtën procedurë,” tha Krieger.

Roboti e kreu jashtëzakonisht mirë anastomozën e zorrëve, proces që kërkon një nivel të lartë saktësie të lëvizjeve të përsëritura.

Dridhja apo gabimi më i vogël i dorës së kirurgut mund të rezultojë në komplikime katastrofike për pacientin.

Kirurgjia e indeve të buta është jashtëzakonisht e vështirë për robotët për shkak të natyrës së saj të paparashikueshme, e cila kërkon që ai të jetë në gjendje të rregullojë shpejt lëvizjet e tij sipas pengesave të papritura që has.

STAR ka rritur autonominë dhe ka përmirësuar saktësinë kirurgjikale, falë një sistemi të ri kontrolli që rregullon lëvizjet robotike në kohë reale, siç do të bënte një kirurg njerëzor.

Një endoskop i ri 3D me vizion të përmirësuar mekanik dhe një algoritëm të inteligjencës artificiale, i projektuar nga studiues amerikanë, e drejton STAR.

Sipas Krieger, “është sistemi i parë robotik që mund të projektojë, përshtatet dhe kryejë operacione të indeve të buta me ndërhyrje minimale njerëzore”.