Robotët po e gatuajnë më mirë pomfritin se njerëzit - Gazeta Express
string(51) "robotet-po-e-gatuajne-me-mire-pomfritin-se-njerezit"

Robotët po e gatuajnë më mirë pomfritin se njerëzit

AutoTech

Gazeta Express

04/10/2022 21:25

Një kompani në Kaliforni Jugore është duke bërë pomfrit dhe unaza të qepëve me anë të robotëve, shkruan agjencia Reuters.

Miso Robotics Inc në Pasadena ka futur në përdorim robotin Flippy 2, që përgatit pomfrit, qepë të fërguara në formë të unazës dhe ushqime tjera.

Lexo Edhe:

Dora robotike të tilla si ato në fabrika të vetura – drejtohet nga kamerat dhe inteligjenca artificiale – merr patatet e ngrira dhe ushqimet tjera nga frigoriferi, dhe i vendos në vaj të nxehtë, më pas i shërben ato.

Roboti “Flippy 2” mund të gatuajë disa vakte me receta të ndryshëm.

“Kur vjen porosia në sistemin e restorantit, menjëherë i merr direktivat Flippy”, thotë shefi ekzekutiv i Miso Robotis, Mike Bell. “E bën ushqimin më shpejt më saktë, më me besueshmëri dhe më me kënaqësi sesa që e bëjnë njerëzit”.

Misos i janë dashur pesë vjet për të zhvilluar Flippyn dhe së fundi e ka vendosur në treg.

Emri i robotit Flippy erdhi, pasi fillimisht ishte dizajnuar për të kthyer mishin e hamburgerit. Por, kur ekipi përfundoi robotin, e kuptoi se mund ta angazhonte edhe në shumë më tepër pika.

Kështu që u bë versioni i dytë.

Inxhinierët e Misos mund ta shohin Flippy 2 duke punuar në kohë reale në ekranin e madh, duke u mundësuar atyre të intervenojnë në çdo gabim të mundshëm.

Bell ka thënë se tre zinxhirë të ushqimeve të shpejta në SHBA kanë vendosur këtë robot në punë, por ata janë hezitues ta reklamojnë për shkak të ndjeshmërisë së përceptimit se robotët po ia marrin punën njerëzve.