Këtë javë programit për fëmijë i bashkohet filmi ‘Robot Dreams’ i regjisorit spanjoll Pablo Berger. Të dielën më 1 shkurt, nga ora 12:00, në Kino Armata, shfaqet filmi “Robot Dreams”.
DOG jeton në Manhattan dhe është lodhur duke qenë vetëm. Një ditë ai vendos të ndërtojë një robot, një shok. Miqësia e tyre lulëzon, derisa bëhen të pandashëm, në ritmin e NYC-së së viteve ’80.
Një natë vere, DOG, me trishtim të madh, detyrohet të braktisë ROBOT-in në plazh.
A do të takohen ndonjëherë përsëri?
Një histori për miqësinë, rëndësinë dhe brishtësinë e saj.
Programi për fëmijë është paraparë për fëmijët nën shoqërimin e prindërve dhe familjarëve. Për këtë, shfaqjet e të dielave nuk janë të hapura për shkolla apo grupe të tjera të organizuara.