Robinho bëhet trajner i futbollit në burg! - Gazeta Express
string(41) "robinho-behet-trajner-i-futbollit-ne-burg"

Futboll

Gazeta Express

04/09/2025 14:05

Robinho bëhet trajner i futbollit në burg!

Futboll

Gazeta Express

04/09/2025 14:05

Ish-futbollisti brazilian, Robinho është duke e vuajtur dënimin prej 9 vjetësh burg në São Paulo shkaku i përdhunimit të një shqiptareje në kohën sa luante në Itali.

Sulmuesi i rrezikshëm dikur, për të humbur kohë në burg, i është kthyer pasionit të tij – futbollit.

Sipas “CNN Brasil”, ish-futbollisti i Real Madridit, Manchester Cityt dhe Milanit  e ka marrë rolin e trajnerit të futbollit brenda burgut, përcjell “Gazeta Express”.

Ai aktualisht po e menaxhon një ekip në turneun e brendshëm që organizohet në burg.

Fama e tij është rritur edhe në mesin e të burgosurve, ndërsa kohë pas kohe pranon vizita nga njerëzit që duan ta takojnë dhe që kërkojnë fotografi dhe autografe nga ai.

Kur ta vuajë krejt dënimin për përdhunim, Robinho do të jetë rreth 50 vjeç.

Së fundmi, gjykata në Brazil e hodhi poshtë kërkesën e palës mbrojtëse të Robinhos për uljen e dënimit të yllit të dikurshëm të futbollit brazilian. /Gazeta Express