Roberti flet për ribashkimin ‘e mundshëm’ me Norën: Nuk i dihet jetës, nuk është e mbyllur sa i përket meje - Gazeta Express
string(103) "roberti-flet-per-ribashkimin-e-mundshem-me-noren-nuk-i-dihet-jetes-nuk-eshte-e-mbyllur-sa-i-perket-meje"

Roberti flet për ribashkimin ‘e mundshëm’ me Norën: Nuk i dihet jetës, nuk është e mbyllur sa i përket meje

Gazeta Express

19/02/2020 7:26

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “3 shat”, ku ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e tij.

Ndër të tjerash, ai nuk hezitoi të flasë edhe për raportet e tij me ish-bashkëshorten, Nora Istrefi, me të cilën u divorcua vitin e kaluar.

Lexo Edhe:

“Si puthje edhe pse jemi shokë dhe jemi prindër të Rene, nuk mungojnë, por puthjen e fundit romantike, s’e mbaj mend”, tha Berisha i pyetur nëse mbante mend puthjen e fundit me Norën.

“Unë jam një prej atyre tipave që jap shpesh puthje dhe i kam dhënë shpesh puthje, si fëmijë, jam njeri shumë i dashur”, tregoi ai referuar vajzës së tij të vogël, Reneesë.

Ndërkohë, gazetarja Bora Zemani nuk nguroi ta pyeste edhe nëse ka ndonjë shans rikthimi në të ardhmen me Norën, e që mesa duket nga vet këngëtari nuk përjashtohet si mundësi.

“Nuk i dihet jetës. Nuk është asnjëherë e mbyllur përfundimisht, sa i përket meje asnjëherë”, tha tutje Roberti.