Roberti, 12-vjeçari nga Fushë Kosova që krijon dhe shet aksesorë me rruaza: "Fitoj deri 20 euro në ditë" - Gazeta Express
string(100) "roberti-12-vjecari-nga-fushe-kosova-qe-krijon-dhe-shet-aksesore-me-rruaza-fitoj-deri-20-euro-ne-dite"

Roberti, 12-vjeçari nga Fushë Kosova që krijon dhe shet aksesorë me rruaza: “Fitoj deri 20 euro në ditë”

Lajme

Gazeta Express

17/09/2024 20:12

Gazetare: Aurora Sallahu

Robert Sumaj, një djalë 12-vjeçar nga Fushë Kosova, po tregon se mosha nuk është pengesë për kreativitetin dhe iniciativën.

Lexo Edhe:

Pas përfundimit të mësimeve të tij të përditshme, Roberti kalon pjesën më të madhe të kohës duke krijuar aksesorë të ndryshëm me rruaza.

Me përkushtim dhe dashuri për detajet, ai ka arritur të krijojë një biznes të vogël artizanal, duke shitur punimet e tij në Fushë Kosovë dhe Prishtinë.

Puna e tij ka tërhequr vëmendjen e komunitetit, duke u bërë një shembull frymëzues për moshatarët.

Rruzat që krijon nuk janë thjesht bizhuteri, por shprehje e talentit dhe pasionit të tij për punën e dorës. Këto aksesorë mund të porositen gjithashtu online përmes faqes “Rruza.shopp” në “Tik-Tok” që ai vetë menaxhon, duke e zgjeruar kështu ndikimin e tij përtej kufijve lokalë.

Në një kohë kur shumica e fëmijëve janë të përfshirë në aktivitete të tjera, Roberti zgjedh të investojë kohën e tij në diçka që i sjell kënaqësi dhe një burim të vogël të ardhurash.

Se cili është rrëfimi i tij, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.