Robert Rrahmani, "Ylli i Javës" në Superligë - Gazeta Express
string(41) "robert-rrahmani-ylli-i-javes-ne-superlige"

Futboll

Gazeta Express

22/09/2025 12:07

Robert Rrahmani, “Ylli i Javës” në Superligë

Futboll

Gazeta Express

22/09/2025 12:07

Robert Rrahmani është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ai e bëri një paraqitje fantastike në fundjavë për ta ndihmuar Gjilanin që ta regjistrojë një fitore të rëndësishme ndaj Ferizajt në udhëtim me rezultat 1:0, shkruan “Gazeta Express”.

Ishte pikërisht goli i Rrahmanit ai që e vendosi fituesin e këtij dueli dhe me meritë atij i takon çmimi “Ylli i Javës”.

Pasi mori këtë çmim, Rrahmani u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

“Për ndeshjen kundër Ferizajt jemi përgatitur shumë mirë dhe qëllimi ynë ka qenë vetëm fitorja dhe marrja e 3 pikëve. Nuk kemi pasur si synim as lojën e bukur, as të dalim nga detyrat tona. Trajneri na e ka bërë të qartë që duhet të luftojmë vetëm për tri pikë.”

“Për Gjilanin, angazhimi dhe shpërblimi janë trofetë gjithsesi, sepse kemi një fond shumë të mirë lojtarësh dhe konkurrenca është e madhe dhe e shëndoshë. Nuk kemi më hapësirë për gabime”

“E falënderoj FFK-në për çmimin e dhënë dhe këtë çmim ia dedikoj bashkëlojtarëve për angazhimin dhe mundin e treguar, sepse edhe ata janë pjesë e këtij çmimi.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express