Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën - Gazeta Express
string(75) "robert-berisha-uron-vajzen-per-ditelindje-sot-nente-vjet-me-zbukurove-jeten"

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

Rozë

Gazeta Express

15/05/2024 12:06

Këngëtari i njohur shqiptare, Robert Berisha, ka bërë një dedikim special ditën e sotme (e mërkurë).

Kjo pasi më 15 maj feston ditëlindjen vajza e tij, Renee, e cila ka mbushur plot nëntë vjet.

Lexo Edhe:

Artisti ka përzgjedhur një fotografi kur ishte foshnjë për ta uruar, ndonëse zgjedh fjalët më të mira për të.

“Sot 9 vjet më zbukurove jetën o shpirti i babës. Urime ditëlindjen Renee, të paça shëndoshë, të lumtur e u plaksh me të gjitha të mirat”, nis postimi i 45-vjeçarit.

“Të do babi shumë”, vazhdon tutje ai.

Renee është vajza e Robertit që e ndan me këngëtaren e njohur, Nora Istrefi.

Ai ka edhe një vajzë tjetër nga një marrëdhënie e mëparshme që ka pasur.