Në malin e Çyqavicës, në Sibofc, u përuruan tri shkronjat e arta të UÇK-së, si simbol i përjetshëm i sakrificës dhe krenarisë sonë kombëtare. Në këtë ceremoni të veçantë, Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, theksoi se këto shkronja nuk janë vetëm një shenjë, por testament i gjakut të dëshmorëve, i sakrificës së familjeve dhe i vendosmërisë së popullit për liri.
Ai rikujtoi ofensivën e 22 shtatorit, kur Sibofci u dogj dhe u bombardua, por shpirti i qëndresës nuk u shua, ndërsa Çyqavica u bë strehë dhe mburojë për luftëtarët dhe popullin. Kryetari Gashi nderoi me respekt të veçantë Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij heroike, si dhe të gjitha familjet e dëshmorëve, martirëve dhe invalidëve të luftës, që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës.
Në fund, ai falënderoi nga zemra iniciatorët e projektit, shoqatat e dala nga lufta, bashkëluftëtarët, qytetarët, bizneset dhe të gjithë kontribuuesit që mundësuan realizimin e kësaj vepre madhështore, duke theksuar se kjo ditë është një amanet dhe një kujtesë për brezat që do të vijnë.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...