Kosova U21 dhe Tovërlani e nisin me fitore ciklin kualifikues, "Dardanët" mposhtin Estoninë - Gazeta Express
string(88) "kosova-u21-dhe-toverlani-e-nisin-me-fitore-ciklin-kualifikues-dardanet-mposhtin-estonine"

Sport

Gazeta Express

20/06/2023 21:55

Kosova U21 dhe Tovërlani e nisin me fitore ciklin kualifikues, “Dardanët” mposhtin Estoninë

Sport

Gazeta Express

20/06/2023 21:55

Kombëtarja U21 e Kosovës e ka nisur me fitore ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2025”.

Të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit triumfuan sonte ndaj Estonisë U21, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin e pastër 2:0.

Futbollistët tanë e dominuan në tërësi ndeshjen dhe regjistruan paraqitje fantastike, andaj edhe fitorja ishte tejet e merituar.

Arian Llugiqi (40’) dhe Andi Hoti (70’) shënuan golat e fitores për “Dardanët”.

Kosova U21 mbeti me një futbollist më pak në minutën e 84-të, pas përjashtimit të Elvis Letajt me karton të kuq.

Vlen të theksohet se kjo ishte ndeshja e parë zyrtare për përzgjedhësin Tovërlani.

Kosova U21 ndeshjet e radhës kualifikuese do t’i zhvillojë në shtator; ndaj Polonisë dhe Gjermanisë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement