RMV, padi ndaj drejtorit të shkollës fillore pasi punësoi një qytetar pa konkurs - Gazeta Express
string(79) "rmv-padi-ndaj-drejtorit-te-shkolles-fillore-pasi-punesoi-nje-qytetar-pa-konkurs"

Maqedoni

Gazeta Express

08/07/2025 20:41

RMV, padi ndaj drejtorit të shkollës fillore pasi punësoi një qytetar pa konkurs

Maqedoni

Gazeta Express

08/07/2025 20:41

Për shkak punësimeve të paligjshme, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj drejtorit të shkollës duke vlerësuar se dëmi i shkaktuar është 577 550 denarë.

“SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 51 vjeçarit G.G. nga Likova, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, njoftoi Policia.

Ai akuzohet se gjatë vitit 2024, duke shfrytëzuar pozitën e drejtorit, pa pëlqimin financiar të Ministrisë së Financave dhe pa konkurs publik, ka nënshkruar kontratë për punësim.

Gazmend Ganiu është drejtor në Shkollën Fillore Komunale “Dituria” në Komunën e Likovës.