RMV, Motra medicinale nga Kumanova e infektuar me virusin korona ka shkuar në punë - Gazeta Express
string(81) "rmv-motra-medicinale-nga-kumanova-e-infektuar-me-virusin-korona-ka-shkuar-ne-pune"

Gazeta Express

01/04/2020 16:29

RMV, Motra medicinale nga Kumanova e infektuar me virusin korona ka shkuar në punë

Gazeta Express

01/04/2020 16:29

Një motër medicinale nga Kumanova ka qenë e infektuar me virusin korona, edhe pse ka shkuar në punë dhe nuk ka ndjerë asnjë simptomë. Për këtë informoi sot, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se gjatë ditës së djeshme, motra medicinale ka pasur ngritje të temperaturës, përcjell GazetaExpress.

“Ajo është nga Kumanova dhe ka punuar në Klinikën e Pulmologjisë. Motra medicinale mbrëmë ka ndjerë temperaturë të ngritur trupore dhe pasi i është bërë test, është konstatuar se është pozitiv me virusin korona. Përderisa ka shkuar në punë, ka qenë pajisje të plotë mbrojtëse, maskë dhe doreza”, tha Filipçe.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, sot është viktimë nga virusi korona, ndërsa në 24 orët e fundit ka 25 raste të reja me virus korona, me çka numri i përgjithshëm arriti në 354 persona të infektuar./GazetaExpress/B.Lika/