RMV merr kryesimin me PBEJ-në në qershor 2023 - Gazeta Express
string(45) "rmv-merr-kryesimin-me-pbej-ne-ne-qershor-2023"

Ballina

Gazeta Express

10/06/2022 20:46

RMV merr kryesimin me PBEJ-në në qershor 2023

Ballina

Gazeta Express

10/06/2022 20:46

Nën moton “Forcimi i sinergjive të Evropës Juglindore” u zhvillua takimi i Ministrave të Jashtëm në Selanik, në kuadër të takimeve përfundimtare të kryesisë greke të PBEJ-së. Në fokus të bisedimeve ishin bashkëpunimi rajonal në kohë të rritjes së paqëndrueshmërisë dhe efekteve negative të agresionit rus në Ukrainë. Në të njëjtën kohë u shkëmbyen mendime për perspektivën evropiane të rajonit, rëndësinë e prioritizimit të sigurisë energjetike, përpjekjet për intensifikimin e bashkëpunimit në çështjet e sigurisë, si dhe promovimin e Marrëveshjes së Gjelbër dhe adresimin e ndryshimeve klimatike.

Në këto takime ministri i jashtëm Osmani iu referua rëndësisë së avancimit thelbësor të bashkëpunimit rajonal në një kohë kur i gjithë komuniteti ndërkombëtar po përballet me sfidat e rritjes së çmimeve të energjisë dhe mallrave bazë si rezultat i luftës në Ukrainë.

“Osmani tha se të gjitha format e organizimit rajonal që synojnë reduktimin e barrierave burokratike dhe ndërtimin e një tregu të përbashkët rajonal duhet të trajtohen me urgjencën e nevojshme dhe përfshirjen e plotë të qeverive. Në këtë drejtim, ai theksoi projektet për përmirësimin e infrastrukturës, për sigurimin e diversifikimit të energjisë dhe përmbushjen e qëllimeve të agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ai vuri në dukje efektin jashtëzakonisht pozitiv të heqjes së tarifave të roaming ndërmjet vendeve të rajonit”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Lidhur me perspektivën evropiane të rajonit, ministri Osmani tha se “nuk ka vendim më të rëndësishëm apo më efektiv për të forcuar stabilitetin dhe shtytjen për reforma dhe entuziazëm të BE-së në rajonin e Evropës Juglindore sesa hapja e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pa vonesë të mëtejshme. Në takim u miratua një deklaratë, sipas së cilës Maqedonia e Veriut merr kryesimin e PBEJ për periudhën qershor 2023-qershor 2024”.