RMV I infektuari me COVID 19 “u shëtit” nëpër disa spitale - Gazeta Express
string(56) "rmv-i-infektuari-me-covid-19-u-shetit-neper-disa-spitale"

RMV I infektuari me COVID 19 “u shëtit” nëpër disa spitale

Gazeta Express

26/03/2020 19:43

Me veshje mbrojtëse nga koka te këmbët, ekspertët sot ishin në Institutin e Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit në Shkup. Pacientët që vinin për trajtim sigurimi i kthente prapa. Alarmin në spital e ndezi një postim në rrjetet sociale, të vajzës së një pacienti, që shërohej atje dhe ishte i infektuar me koronavirus.

Natasha Apostolloska tregon se si ka shkuar procesioni, përdeirsa babait të saj i është konstatuar nëse ka koronavirus. Së pari nga Instituti i Mjekësisë Fizike e kanë dërguar në Klinikën gastronomike. Pas testit, e kanë kthyer mbrapa pa probleme të dukshme nga gjetjet gastroenterohepatologjike. Por në këtë ent nuk e kanë pranuar sepse tashmë ka qenë i çregjistruar. Nga e premtja e kaluar ka pasur temperaturë të vazhdueshme të trupit 37.5 gradë dhe dhimbje të mëdha të kokës. Apostolloska është paraqitur tel “Alo Mjek”, në Qendrat e Shëndetit publik për ta paralajmëruar se dyshon se babai i saj mund të jetë i sëmurë me Covid-19. E kanë bindur se nëse kuadri në këtë Institut vëren simptoma, me siguri do ta ftojnë të testohet.

Lexo Edhe:

“Me tre mjekët që e udhëheqin, kam biseduar personalisht, duke i lutur, ju lutem paraqitni me udhëzimet e duhura, se ka pasur temperaturë dhe dhimbje të mëdha koke. Mos u silli me të si një pacient i çregjistruar. Pra i lënë në ambulantë në kushte të papërshtatshme për gjendjen e tij shëndetësore”- deklaroi Natasha Apostolloska vajza e të infektuarit me Covid-19.

Apostolloska sqaron se nga Instituti i rehabilitimit, babai i saj me ndihmën e shpejtë të hënën është dërguar në shtëpi. Gjatë natës gjendja ka filluar t’i përkeqësohet. Me rekomandim nga mjeku amë, familja i ka dhënë paracetamol, por temperatura nuk është ulur. Apostolloska ka kërkuar ndihmë në numrin e telefonit në Qendrën e shëndetit në Tetovë. Por ato i kanë sugjeruar ta thërras ndihmën e shpejtë që babanë e saj ta dërgojnë në repartin infektiv të spitalit të Tetovës.

“Ndihma e shpejtë nuk donte të vijë sepse edhe ata nuk kanë pasur obligim për këtë kategori të pacientëve. Duke u lutur, duke telefonuar, pas 30 minutave erdhi ndihma e shpejtë, vetëm e dërguan deri në spitalin infektiv të Tetovës dhe e shtrinë atje. Fillimisht, rreth orës 13 u dha informacioni se është negativ në virusin e koronës. Në orën 16, nëna ime e cila është vazhdimisht me të në repartin infektiv, më telefonoi dhe më tha se babai është pozitiv me virusin korona dhe se do të transferohet në spitalin infektiv të Shkupit”- tha Natasha Apostolloska- e bija e të infektuarit me KOVID 19.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe shprehet se 14 punonjës shëndetësor dhe katër pacientë tashmë janë testuar. Për momentin, në Qendrën e rehabilitimit ka pasur numër të vogël të pacientëve gjegjësisht 40 kurse kapaciteti është rreth 180. Në mënyrë shtesë do të vendoset nëse qendra do të vendoset në karantinë, varësisht nga epilogu i rezultateve. Gjithashtu do të vërtetohet se si personi me inicialet S.S 69 vjeçar nga Tetova është infektuar me koronë.

“Është e saktë që personi ka qenë i palëvizshëm, por të dhënat tona tregojnë se ka pasur vizita. Po të mos kishte vizitë, do të jetë rast interesant të analizohet si është infektuar me virus. Por, nuk do të kisha shpejtuar që të jap përgjigje apo koment derisa të mos i kemi të gjitha të dhënat. Deri më tani nuk kemi asnjë vatër autoktone”- pohoi Venko Filipçe- ministër i shëndetësisë.

Tetovari 69 vjeçar është në Klinikën infektive në Shkup ndërsa bashkëshortja e tij e cila ditët e fundit ka qenë me të, është në shtëpi. Familja do të jetë në karantinë 15 ditët e ardhshme ndërsa sot janë testuar nëse janë të prekur me Kovid 19.