Rizvanolli thotë se s’ka import të energjisë nga Serbia: Beogradi nga 2020'ta e ka bllokuar tregtimin - Gazeta Express
string(99) "rizvanolli0-thote-se-ska-import-te-energjise-nga-serbia-beogradi-nga-2020ta-e-ka-bllokuar-tregtimin"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 20:12

Rizvanolli thotë se s’ka import të energjisë nga Serbia: Beogradi nga 2020’ta e ka bllokuar tregtimin

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 20:12

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar në lidhje me raportimet për import të energjisë nga Serbia, duke thënë se diçka e tillë nuk është e vërtetë, dhe se, ‘‘ajo që po quhet “import” i energjisë nga Serbia duke përdorur të dhëna të rrjedhave FIZIKE të energjisë mund të jetë ose DEZINFORMATË e qëllimshme ose veç PADITURI’’.

Rizvanolli ka shkruar edhe se, Serbia ka bllokuar tregtimin në linjat Kosovë-Serbi që nga pavarësimi energjetik i Kosovës më 2020, dhe se kjo arsye, ka shtuar ajo, është një nga arsyet kryesore që shpesh ka ngarkesë të tepërt në linjat mes Malit të Zi e Kosovës, dhe mes Maqedonisë së Veriut e Kosovës

Postimi:

STOP DEZINFORMIMIT

Ajo që po quhet “import” i energjisë nga Serbia duke përdororur të dhëna të rrjedhave FIZIKE të energjisë mund të jetë ose DEZINFORMATË e qëllimshme ose veç PADITURI, por në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë.

Serbia ka bllokuar tregtimin në linjat Kosovë-Serbi që nga pavarësimi energjetik i Kosovës më 2020. Ky është edhe një prej faktorëve kyçë që shpesh çon në ngarkesë të tepërt (kongjestion) në linjat mes Malit të Zi e Kosovës dhe mes Maqedonisë së Veriut e Kosovës.

Lus të gjithë që deklarohen dhe publikojnë “informata” e “lajme” në lidhje me sektorin e energjisë që të informohen saktë paraprakisht!