Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar lidhur me situatën e energjisë në vend, duke thënë se raportimet se ka pasur 0 megavat të prodhuar dhe se ka kolaps energjetik, janë ‘‘lajme të rrejshme’’.
Ajo ka deklaruar edhe se KEK është duke bërë maksimumin për të kthyer blloqet e tjera në operim sa më shpejt.
‘‘Sfida kemi e do të kemi përderisa punojmë me TC 62 e 42 vjeçare – prandaj po investojmë në modernizim në TC B e relabilitim të thellë të TC A – por “kolaps” e “0 MW” janë thjesht lajme të rrejshme.
KEK është duke bërë maksimumin për të kthyer blloqet tjera në operim sa më shpejt’’, ka shkruar ajo në postimin e saj”, ka shkruar ajo. /GazetaExpress
Sfida kemi e do të kemi përderisa punojmë me TC 62 e 42 vjeçare – prandaj po investojmë në modernizim në TC B e relabilitim të thellë të TC A – por "kolaps" e "0 MW" janë thjesht lajme të rrejshme.
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) June 20, 2025
KEK është duke bërë maksimumin për të kthyer blloqet tjera në operim sa më shpejt. pic.twitter.com/VAwEA5MoAQ