string(103) "rivotimi-i-kodit-zgjedhor-varhelyi-thirrje-serish-rames-do-ishte-maturi-te-prisnit-opinionin-e-venecias"

Gazeta Express

27/10/2020 11:50

Rivotimi i kodit zgjedhor, Varhelyi thirrje sërish Ramës: Do ishte maturi të prisnit opinionin e ‘Venecias’

Gazeta Express

27/10/2020 11:50

Duket se Oliver Varhelyi nuk e ka pritur mirë përgjigjen e kryeministrit Rama mbi apelin e bërë dje nga eurokomisioneri për zgjerim, se qeveria duhet të presë opinionin e komisionit të Venecias përpara se të rivotojë kodin zgjedhor (i kthyer në kuvend nga Presidenti Meta, i cili e dërgoi kodin në Venecia disa ditë më parë).

Rama deklaroi ditën e djeshme se e mirëpret opinionin e Venecias, porse kodi zgjedhor do të kalojë në parlament ashtu siç ishte pa humbur asnjë ditë kohë, duke nënkuptuar se do ta votonte të enjten e kësaj jave. Kryeministri shkroi fill pas apelit që bëri dje Varhelyi. Sot eurokomisioneri shkruan se ‘do të ishte maturi’ që ai të priste.

“I kënaqur që kryeministri mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias për ndyshimet kushtetuese të korrikut. Do të ishte maturi që ai të priste ardhjen e opinionit përpara rivotimit në parlament. Mirpres zgjedhje të lira e të ndershme në prill 2021.”-shkruan eurokomisioneri.