River Plate po mendon për Icardin: Na duhet një 9-sh, problemet me Wanda Naran... - Gazeta Express
string(76) "river-plate-po-mendon-per-icardin-na-duhet-nje-9-sh-problemet-me-wanda-naran"

Sport

Gazeta Express

09/03/2026 13:04

River Plate po mendon për Icardin: Na duhet një 9-sh, problemet me Wanda Naran…

Sport

Gazeta Express

09/03/2026 13:04

River Plate i është besuar trajnerit Eduardo Coudet dhe tani duhet të përballet me një problem të dukshëm: mungesën e golave nga sulmuesit e skuadrës, të cilët i kanë kaluar madje 13 ndeshje radhazi pa shënuar.

Për këtë arsye tifozët po e kërkojnë me këmbëngulje afrimin e një “numri 9” të vërtetë, një sulmues që mund t’i finalizojë aksionet në zonë, shkruan “Gazeta Express”.

Mes emrave më të përfolur për ta përforcuar ekipin nga Buenos Aires është ai i Mauro Icardit, aktualisht pjesë e Galatasarayt.

Për këtë mundësi është shprehur Omar Labruna, djali i legjendës Ángel Labruna dhe ish-bashkëpunëtor teknik i Ramón Díaz.

“Problemet që ka me ish-bashkëshorten apo me partneren e tij nuk duhet të na interesojnë. Mua më pëlqen si lojtar”, deklaroi Labruna, duke iu referuar situatës personale të sulmuesit.

Ai më pas vlerësoi cilësitë e sulmuesit argjentinas: “Është një profesionist serioz, di të reagojë ndaj provokimeve. Është një numër 9 i nivelit të lartë, një ‘bomber’ që di të shënojë, por edhe të tërhiqet prapa për të marrë pjesë në lojën e skuadrës.”

Kontrata e Icardit me Galatasarayn do të skadojë në qershor, por klubi turk e ka një opsion për vazhdimin e saj.

Ndërkohë, sipas presidentit Stefano Di Carlo, River po punon tashmë për ‘pazarin’ e ardhshëm, edhe pse deri tani nuk ka pasur kontakte zyrtare me ish-sulmuesin e Sampdorias, Interit dhe Paris Saint‑Germainit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement