Këngëtarja Rita Ora tashmë është kthyer në Los Angeles, nga ku vazhdimisht poston fotografi
Për disa muaj ajo ishte e rezervuar nga emisioni “The Voice” në Australi, ku edhe ishte kryetare e jurisë atje.
Rita tashmë ka kryer punë në Sydney, pasi që emisioni është incizuar, kurse tani është kthyer në Los Angles, ku thuhet se ajo është duke u përgatitur për albumin e saj të radhës.
Si duket në qytetin e “mëkateve” në Amerikë është duke bërë vapë dhe këtë e ka shfrytëzuar Rita për të bërë ca foto në bikine, të cilat i ka shpërndarë për miqtë e saj në rrjetet sociale. /GazetaExpress/