Rita punon me artistin e momentit në Britani për këngën e re që po sjell të premten - Gazeta Express
string(83) "rita-punon-me-artistin-e-momentit-ne-britani-per-kengen-e-re-qe-po-sjell-te-premten"

Rita punon me artistin e momentit në Britani për këngën e re që po sjell të premten

Gazeta Express

10/03/2020 18:05

Rita Ora po rikthehet me muzikë të re, disa kohë pas albumit të saj ‘Phoenix’.

Këngëtarja shqiptare me sukses ndërkombëtar, Rita Ora, ka gëzuar fansat duke zbuluar se këtë të premte, më 13 mars, ajo po vjen me muzikë të re.

Lexo Edhe:

Rita ka treguar se ajo po sjell me videoklip këngën me titull ‘How to be lonely’, e para kjo e këngëtares pas publikimit të albumit “Phoenix” nëntor të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Express.

Ajo për këtë këngë ka bashkëpunuar me artistin shumë të suksesshëm britanik të kohëve të fundit, këngëtarin e hitit ‘Someone you loved’, Lewis Capaldi, me të cilin e ka shkruar këngën.

“How to be lonely” po sjell një periudhë të re në karrierën e Ritës, e cila tashmë po punon vazhdimisht për këngët e reja, pas një bllokade për disa vite pas problemeve me labelin e vjetër./Gazeta Express/