Rita, plot stil para paraqitjes për media për albumin e saj të ri - Gazeta Express
string(64) "rita-plot-stil-para-paraqitjes-per-media-per-albumin-e-saj-te-ri"

Rita, plot stil para paraqitjes për media për albumin e saj të ri

Yjet

Gazeta Express

11/07/2023 19:51

Rita Ora ka shfaqur këmbët e saj seksi me një minifund me ngjyra derisa është shfaqur duke u larguar nga hoteli i saj në Berlin për të mbajtur një konferencë për shtyp në lidhje me albumin e saj të ri

Rita Ora ka mahnitur me një pamje tjetër që po konsiderohet e guximshme derisa ka shkuar në një konferencë për shtyp në Berlin të hënën në mbrëmje.

Lexo Edhe:

Këngëtaja ka treguar trupin e saj të jashtëzakonshëm në një minifund grafik derisa është shfaqur duke u larguar nga hoteli në kryeqytetin gjerman.

Figura e zbukuruar e Ritës u shfaq nga fustani i saj i shkurtër, i cili vinte në pah këmbët e saj të tonifikuara.

Fansja e akcesorëve të modës është shfaqur edhe me një çantë Wander nga Miu Miu dhe me çizme të kaltra me maje dhe me grykë të gjërë.

Këto nuancë theksojnë stilin e saj për modën.

Rita këndon në këngën e fundit me rreshtat “asnjëherë nuk jam ndier më e gjallë”, derisa burri i saj – regjisori Taika Waititi – e sheh atë kinse për herë të parë zhveshur.

Ky është single i tretë nga albumi i saj në ardhje me titull “You and I”, i cili gjurmon mbi udhët e fuqishme të dashurisë së çiftit, për të cilën gjë ajo nuk përmbahet.

“…dhe, i dashur, kur me shikon mua të zhveshur, kurrë nuk jam ndier më e gjallë”, këndon ndër të tjera Rita.

“Don’t Think Twice është një këngë që të bën mos të mendosh dy herë dhe mandej të kërceni, në mënyrë romantike. Ju jetoni vetëm njëherë, kështu që duhet ta kapni momentin, duke mos u frenuar nga mendimet se çfarë mund të ndodh”, tha Rita për njërën nga këngët. /GazetaExpress/