Rita Ora zhvishet e tëra teksa shijon pushimet në Ibiza me të dashurin e ri - Gazeta Express
string(75) "rita-ora-zhvishet-e-tera-teksa-shijon-pushimet-ne-ibiza-me-te-dashurin-e-ri"

Rita Ora zhvishet e tëra teksa shijon pushimet në Ibiza me të dashurin e ri

Gazeta Express

30/07/2020 17:48

Rita Ora ishte dje me të dashurin e saj producent Romain Gavras teksa çifti lundronte në një barkë së bashku me miqtë e tyre gjatë qëndrimit në ishullin spanjoll të Ibiza.

Çifti janë në pushimet e tyre të para pas izolimit të koronavirusit dhe po përpiqeshin të merrnin maksimumin në Spanjë, megjithë një rritje të numrit të infeksioneve atje.

Lexo Edhe:

Grupi kishin marrë një barkë të vogël për lundrimin piktoresk përgjatë bregdetit të Ibiza.

Me rritjen e temperaturave në ishujt spanjollë, Rita iu rikthye zakonit të vjetër duke dalë ‘topless’, pasi uli pjesën e sipërme të bikinit duke qëndruar në barkë, teksa Romain e shikonte.

Rita 29 vjeçare mbante një bikini rozë dhe shfaqte fizikun e tonifikuar, ndërsa 39 vjeçari Romain mbante rrobabanjo të zeza teksa kërcente në ujë nga pjesa e prapme e barkës.

Megjithëse ishin të rrethuar nga shumë miq, çifti dukej se kishin sy vetëm për njëri-tjetrin, teksa producenti i videove muzikore bënte shaka me këngëtaren duke e shtyrë në ujë teksa ajo përgatitej të hidhej.

View this post on Instagram

When she think she cute but her nose is burnt ?

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on