Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka uruar Shqipërinë për 111 vjetorin e pavarësisë.
Urimin ka zgjedhur ta bëjë përmes disa fotogravive me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe bashkëshortin e saj, Taika Waititi, me të cilët ka bërë simbolin e shqiponjës, raporton Express.
“Urime Dita e Pavarësisë Shqipëri, nga familja jonë tek ju”, ka shkruar Rita.
Ndryshe, Ora po qëndron në Kosovë nga dita e diele, ku është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.