Rita Ora rrëfen periudhën e vështirë: Mendova se isha e shëmtuar, vetëm sepse nuk isha aq e dobët sa të tjerët - Gazeta Express
string(108) "rita-ora-rrefen-periudhen-e-veshtire-mendova-se-isha-e-shemtuar-vetem-sepse-nuk-isha-aq-e-dobet-sa-te-tjeret"

Rozë

Gazeta Express

18/07/2025 12:31

Rita Ora rrëfen periudhën e vështirë: Mendova se isha e shëmtuar, vetëm sepse nuk isha aq e dobët sa të tjerët

Rozë

Gazeta Express

18/07/2025 12:31

Rita Ora ka folur me sinqeritet për një periudhë të errët të jetës së saj, kur pasiguritë për pamjen fizike i rënduan mendjen dhe vetëvlerësimin. E ftuar në podcast-in “Happy Place”, këngëtarja shqiptaro-britanike tregoi se në fund të të njëzetave ndjeu se nuk përmbushte pritshmëritë e shoqërisë për “trupin perfekt”.

“Fillova të sëmuresha shpesh, nuk kisha energji dhe nuk ndihesha mirë me veten. Nuk kujdesesha për trupin tim. Dhe pastaj erdhi mendimi: ‘Nuk jam aq e dobët sa të tjerët – prandaj jam e shëmtuar’. Sot më duket tronditëse që e besoja këtë”, u shpreh ajo.

Në bashkëpunim me markën Dove dhe projektin “Self Esteem”, Rita theksoi rëndësinë e përballjes me versionin e mëparshëm të vetes. “Është si të takosh atë vajzën e vogël që ishe dikur dhe t’i thuash: ‘Ti je shumë më e bukur se ç’mendon’. Të gjithë meritojmë ta ndiejmë këtë.”