Rita Ora ka publikuar këngën e saj më të re, “How to be lonely”.
Këngëtarja Rita Ora ka publikuar në versionin ‘audio’ këngën e saj më të re.
Kënga ka titullin ‘How to be lonely’ dhe sjell Ritën në zhanrin për të cilin ajo është e njohur, ndërsa zëri i saj edhe këtë herë del në mënyrë perfekte.
Rita ka marrë këngën nga artisti i njohur britanik, Lewis Capaldi, i cili e ka shkruar për vete por nuk i ka pëlqyer aspak mënyra se si e ka kënduar ai vetë, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, Rita me tentimin e parë e ka kthyer atë në këngë të saj, duke ia shtuar pjesët dhe sharmin që i mungonte këngës.
“How to be lonely” është kënga e parë solo e Ritës që nga publikimi i albumit “Phoenix” në vitin 2018.
Kjo sjell një periudhë të re në karrierën muzikore të këngëtares, rrugëtimi i së cilës nuk ishte aspak i lehtë.
Këngës i është realizuar edhe videoklipi, i cili do të publikohet së shpejti./Gazeta Express/
View this post on InstagramA post shared by RITA ORA (@ritaora) on