Rita Ora pritet të realizojë një dokumentar për të rinjtë e Kosovës - Gazeta Express
string(67) "rita-ora-pritet-te-realizoje-nje-dokumentar-per-te-rinjte-e-kosoves"

Yjet

Gazeta Express

04/12/2023 20:53

Rita Ora pritet të realizojë një dokumentar për të rinjtë e Kosovës

Yjet

Gazeta Express

04/12/2023 20:53

Pas suksesit të jashtëzakonshëm që ka arritur në muzikë, këngëtarja shqiptare Rita Ora, tashmë po synon  të prodhojë një dokumentar për vendlindjen e saj, Kosovën.

“The Sun” shkruan se diva muzikës pop ka nisur punën në realizimin e një dokumentari për kulturën e të rinjve në Kosovë.

Lexo Edhe:

“Jam në mes të xhirimeve të dokumentarit për kulturën e të rinjve në Kosovë”- është shprehur Rita Ora.

Në intervistën për The Sun ajo ka deklaruar se “60% e popullsisë në Kosovë janë nën moshën 35-vjeç duke e bërë vendin super të ri”.

Rita Ora ka treguar edhe motivet e dokumentarit, ndërsa shprehet se ai “tregon të gjitha kufizimet që na është dashur të shohim në historinë e vendit tonë”.

Javën e shkuar Rita Ora ishte në Kosovë bashkë me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, për të festuar ditëlindjen e saj të 33-të, ku dhe organizoi një festë më këngëtarë të njohur të vendit, dhe figura të tjera publike.