Rita Ora për këtë i vlerëson më së shumti prindërit e saj - Gazeta Express
string(57) "rita-ora-per-kete-i-vlereson-me-se-shumti-prinderit-e-saj"

Yjet

Gazeta Express

05/11/2022 0:22

Rita Ora për këtë i vlerëson më së shumti prindërit e saj

Yjet

Gazeta Express

05/11/2022 0:22

Rita Ora zbuloi se bashkëshorti i saj Taika Waititi është ‘personi i saj i preferuar’ dhe tha se mezi pret që të bashkëprezantojë me të eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022.

Këngëtarja 31 vjeçe dhe regjisori 47 vjeç, do të prezantojn eventin drejtpërdrejt nga Duseldorfi i Gjermanisë, që sivjet mbahet në PSD Bank Dome më 13 nëntor, shkruan DailyMail.

Lexo Edhe:

Gjatë një paraqitjeje në emisionin e Jonathan Ross, Rita shpjegoi se më parë ka qenë nikoqire e eventit të ndarjes së çmimeve në vitin 2017, por zbuloi se ky do të jetë ndryshe pasi ajo do të qëndrojë pranë partnerit të saj Taika, me të cilin nuk ka pasur rastin të punojë kurrë më parë.

Rita i tha prezantuesit Jonathan: “Unë e prezantova atë në vitin 2017, por tani po e prezantoj sërish, por këtë herë Jonathan po e bëj bashkë me Taikan, partnerin tim”.

Rita më pas zbulon se është duke punuar në një projekt me Louis Theroux. Ajo thotë: “Këtë dokumentar e bëra me Louis Theroux. Më është kërkuar kaq shumë herë të bëj gjëra në lidhje me historinë time, udhëtimin dhe mënyrën se si kam filluar në industrinë e muzikës”.

Ajo vazhdoi: “Doja të tregoja anën time të gjërave dhe të jem plotësisht e sinqertë dhe t’i hapja derën familjes sime dhe asaj që duhet për një grua në industrinë e muzikës”.

Duke folur për gjyshin e saj, i cili ishte regjisor filmi, Rita tha: “Ai ndërroi jetë goxha i ri, por ishte kaq i mahnitshëm. Ai do të na tregonte të gjitha këto histori dhe me të vërtetë më bëri të besoja se ëndrra që kisha ishte realitet. Mendoj se ai ishte djali kryesor që më dha atë besim për kreativitet”.