Revista prestigjioze britanike The Standard ka publikuar listën e saj vjetore me 100 londinezët më seksi.
Krahas emrave të njohur të botës së artit, muzikës, modës dhe sportit, spikasin edhe tri yje me origjinë shqiptare: Rita Ora, Elena Ora dhe Dua Lipa.
Revista ka dhënë një përshkrim mbi arsyet se pse secila prej tyre zënë vend në këtë listë.
Rita Ora – ylli i popit
Këngëtarja 34-vjeçare Rita Ora, e cila prej vitesh është një nga emrat më të fortë të skenës ndërkombëtare, u përfshi në listë për karizmin e saj unik, suksesin në muzikë dhe stilin e guximshëm. Revista e përshkruan si një “pop star, prezantuese televizive dhe një vajzë festash”, duke kujtuar se bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, e ka quajtur shpesh si njeriun që di të kthejë çdo ngjarje në një spektakël.
Elena Ora – menaxherja që spikat në botën e artit
Në listë nuk mungon as motra e saj më e madhe, Elena Ora, 36 vjeçe, e cila prej vitesh punon si menaxhere artistësh. The Standard e cilëson atë si “gjysmën tjetër të motrave më seksi të Londrës”, duke theksuar se Elena është gjithmonë energjia e çdo darke, e njohur për humorin e saj, stilin provokues dhe aftësinë për të shkëlqyer në çdo dalje publike.
Dua Lipa – mbretëresha e popit dhe ikonë stili
Edhe Dua Lipa, një tjetër superyll me origjinë shqiptare, është pjesë e listës. Revista i kushton vëmendje jo vetëm suksesit të saj në muzikë, por edhe lidhjes me aktorin Callum Turner. Dyshja janë cilësuar si “çifti më seksi i verës” pasi publikuan foto nga pushimet e tyre në Ibiza gjatë festimit të 30-vjetorit të këngëtares.
Krahas shqiptareve të famshme, në listë janë përfshirë edhe emra të njohur si Romeo Beckham, Cara Delevingne, Mick Jagger, Tom Ford, Stormzy, Harry Styles, Idris Elba, Anthony Joshua, Naomi Campbell, Tom Hardy dhe reperi Skepta. /Telegrafi/