Rita Ora fantastike në 'festën më të madhe të vitit' në Angli - Gazeta Express
string(59) "rita-ora-fantastike-ne-festen-me-te-madhe-te-vitit-ne-angli"

Rita Ora fantastike në ‘festën më të madhe të vitit’ në Angli

Gazeta Express

12/12/2019 14:41

Rita Ora ka dhuruar spektakël edhe në këtë edicion të ‘Jingle Bell Ball”.

Këngëtarja Rita Ora ka qenë super ylli i mbrëmjes edhe këtë vit në eventin më të madh të organiozuar për festat e fundvitit në Angli.

Lexo Edhe:

Në realizimin e radios Capital FM “Jingle Bell Ball’, Rita dhe shumë artistë të tjerë kanë performuar ‘live’ në skenën e vendosur në arenën e koncerteve O2 në Londër, shkruan Gazeta Express.

E veshur si një prrinceshë e akullt, Rita ka shkrirë zemrat e të pranishmëve edhe këtë vit me këngët e saj të cilat i ka kënduar ‘live për mrekulli, si dhe me performimin e tyre, ndërsa publiku ka kënduar bashkë me të hitet e mëdha të këngëtares si ‘Your son’, ‘Ritual’, ‘Let you love me’ e ‘I will never let you down’.

Si çdo herë, të pranishmin po e lavdërojnë paraqitjen e Ritës, duke thënë se ka qenë më e mira edhe këtë vit dhe se në paraqitjet ‘live’ është fantastike’./Gazeta Express/

Rita Ora – Let You Love Me (Live at Capital’s Jingle Bell Ball 2019) | Capital Rita Ora – Your Song (Live at Capital’s Jingle Bell Ball 2019) | Capital Rita Ora – Ritual (Live at Capital’s Jingle Bell Ball 2019) | Capital Rita Ora – I Will Never Let You Down (Live at Capital’s Jingle Bell Ball 2019) | Capital