string(77) "rita-ora-do-te-jete-nikoqire-e-dick-clarks-new-years-rockineve-ne-time-square"

Rozë

Gazeta Express

07/12/2023 15:39

Rita Ora do të jetë nikoqire e “Dick Clark’s New Year’s Rockin’Eve” në Time Square

Rozë

Gazeta Express

07/12/2023 15:39

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora ka bërë të ditur se ajo do të jetë bashkë-prezantuese e “Dick Clark’s New Year’s Rockin’Eve”, së bashku me Ryan Seacrest.

Ora dhe Seacrest do të moderojnë eventin special për natën e Vitit të Ri në Time Square.

Ajo ka ftuar të gjithë që ta ndjekin këtë event më 31 dhjetor në 8/7 në ABC.

“Jam kaq e ngazëllyer të njoftoj se do të jem bashkë-prezantuese e Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve me Ryan Seacrest nga Times Square. Ndiqeni më 31 Dhjetor në 8/7c në ABC #RockinEve”, ka shkruar Ora në llogarinë e saj në Facebook./Klan Kosova